Lidhja Demokratike e Kosovës në komunën e Kamenicës e ka kundërshtuar zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete në këtë komunë të Kosovës.
Kjo për faktin se në këtë pozitë është propozuar Dalibor Filipoviq.
Filipoviq kishte mbështetur haptazi ish ministrin Aleksandër Jabllanoviq që i kishte quajtur nënat gjakovare “egërsira”.
“Nga 27 delegat vetëm 10 kanë votuar pro. Por votat e abstenuara ia mundesuan që të zgjidhet.”, ka shkruar Jeton Biqkaj i LDK-së.
Ky është postimi i plotë:
Pikërisht nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në kuvend dhe pa asnje konsultim paraprak, por qudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dijnë delegatët se kush është ky i propozuar.
Por ndoshta pushteti e kanë ditur dhe për ate nxitonin.
Nga 27 delegat vetëm 10 kanë votuar pro. Por votat e abstenuara ia mundesuan që të zgjidhet.
Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim.
Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklauar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nenkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve por edhe të gjithë qytatëve të Kamenicës e jo fans te Jabllanoviqit.
Ps. Jabllanoviqi u pat shkarkuar nga kryeministri Mustafa për gjuhën e përdorur.