13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

LDK nuk do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Paga

- Advertisement -

Ajo thotë se këtë ligj mund ta dërgojnë në Kushtetuese në momentin që caktohet vlera e koeficientit dhe shihet se kategorive të caktuara u është bërë zbritja e pagave.

“Ju e dini që janë të gjithë ata zyrtarë gjithandej edhe të sektorit të shëndetësisë, edhe sektorit i arsimit, edhe krejt, janë duke pritur me padurim caktimin e koeficientit se atyre u është premtuar faktikisht, që kërkesat e tyre do të adresohen. Dhe ne nuk mund ta pengojmë një gjë të tillë duke mos ditur se cili do të jetë outputi i këtij ligji… Kur caktohet koeficienti, ne e vërejmë që kategori të caktuara vitale kanë zbritje të pagave dhe mund të dëmtohen nën presionin e inflacionit çfarë e kemi sot, ne mund të vendosim edhe që ta dërgojmë”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë, ndonëse nuk u përkrah nga opozita.

Qeveria ka thënë se ky ligj trajton në mënyrë të drejtë të gjitha kategoritë, teksa ende nuk e ka bërë publike se sa do të jetë koeficienti i pagës. /Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit