26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

LDK nuk bën koalicion me VV-në, siguron Zemaj

- Advertisement -

Armend Zemaj, anëtar parlamenti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar se pratia e vet “është unike” dhe nuk ka ndryshuar qëndrim që nuk hyjnë në koalicion me Vetëvedosjen e Albin Kurtit.

“Kjo është jo serioze të thuhet. Është edhe tendencë për të interferuar në politikat e LDK-së. Ju e keni parë edhe letrën që i është dërguar së fundmi, tentohet që ata (LVV) t’i tregojë LDK-së në ndarjen e gjeneratave në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Kjo nuk është serioze, është një qasje e cila ka tendencë për të zgjatur ngërçin politik i cili është në interes për LVV-në. LDK-ja është unike, i ka qëndrimet e saj dhe nuk ka ndryshuar qëndrim kundër koalicionit me LVV-në. Nëse ka ndonjë ndryshim, ai duhet të merret si vendim brenda kryesisë së LDK-së”, tha Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit