7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

- Advertisement -

LDK-ja ka nisur me mbledhjen e 40 nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili shtoi se do të kërkojnë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së për të cilët thotë se janë treguar të paaftë në menaxhimin e kësaj situate

“Ne kemi nisur mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim që Kuvendi të dalë me qëndrim që e refuzon këtë vendim qeveritar dhe të ZRrE-së. Do të kërkojmë edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së të vendosur nga Qeveria Kurti që përgjatë gjithë kësaj kohe kanë treguar jokompetencë të plotë, derisa do të kërkojmë edhe mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve qeveritarë që në kohën kur vendet e rajonit merreshin me krizë të njëjtit kanë injoruar krizën energjetike në Kosovë e kështu na kanë sjellë në një situatë ku edhe i japim 125 milionë euro edhe paguajmë dyfish rrymë”.

I pari i LDK-së tha se do të shohin të gjitha rrugët institucionale për të refuzuar propozimin e fundit të ZRrE-së.

“Mbi të gjitha më e rëndësishmja është që do të kërkojmë refuzimin e propozimit të tanishëm dhe ndërmarrjen e masave që LDK-ja i ka propozuar, më 31 janar, të dërguara në ZRrE, ZKM, MFT dhe në ME. Mbi të gjitha do të konsultohemi edhe me ekspertët ligjorë, juridikë dhe kushtetues për të ndjekur rrugët ligjore institucionale që e refuzojnë këtë propozim të dëmshëm dhe diskriminues”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit