Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, është e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e VV-së, të cilat janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga kryetari z. Lutfi Haziri, thuhet në një reagim të degës së LDK në Gjilan, transmeton Scanner.
LDK ka paraqitur projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit të cilat kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale dhe nuk kanë filluar fare.
Reagimi i LDK në Gjilan:
Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë.
Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depression të thellë politik e ekonomik.
Në vazhdim po i paraqesim projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit të cilat kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale dhe nuk kanë filluar fare:
- Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)
- Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)
- Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan
- Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë
- Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)
- Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet te Ministrise se Infrastruktures)
- Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)
- Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)
- Rruga e Prishtines (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)
- Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)
- Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit
- Sheshi mbi lumin Mirisha – veri
- Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka)
- Rruget në Kravaricë dhe të MOEA
- Stadiumi i Qytetit (MKRS)
- Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)
- Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun, Dega në Gjilan
16 gusht 2022