18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

LDK në Prizren fton votuesit e saj të votojnë të dielën për kryetarin Shaqir Totaj

- Advertisement -

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje PDK-LDK.

“Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Ky subjekt politik ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar”, theksohet në njoftim.

Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore”.

Të ngjashme

Të fundit