10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

LDK në Gjilan kritikon Alban Hysenin për punë të ngadalshme, e qeverinë për lënie anash të Anamoravës

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka vazhduar me konferencat e zakonshme për media.
Në këtë të sotmen hodhën kritika në drejtim të kreut të komunës, Alban Hysenit dhe ekzekutivit gjithashtu.

Përderisa Hysenin e kritikuan për qasjen neglizhente ndaj rrugëve për të cilat, gjithnjë sipas tyre, LDK kishte investuar dukshëm menaxhim, qeverisë i bënë thirrje që mos ta neglizhojnë Anamoravën.

“LDK i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e ndëshkojë kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën sepse nuk ka buxhetuar asgjë për Autostradën. Një lot i punimeve vazhdon të jetë i bllokuar, ndërkaq shqetësuese është tendenca e largimit të të gjithë operatorëve nga punimet”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

E keqja e madhe është që z. Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit si të huajat, po mundohet të mbijetojë në kënetë!

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me konferencat e rregullta, ku kryetari z. Lutfi Haziri, ku ka paraqitur shqetësimet dhe problemet me projektet lokale, regjionale e nacionale.

Po ballafaqohemi me punime të ngadalshme, të vonuara dhe me shumë probleme në rrugët magjistrale, projekte këto për të cilat ne si LDK i kemi punuar shumë për mobilizim financiar.

Përveç vonesave e problemeve teknike, ne kemi parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan-Livoç të Ulët -Kllokot, e cila nuk po ndërtohet sipas projektit. Rruga hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo Gjilan-Kamenicë, ka probleme serioze. Ku mbeti vazhimi i rrugës Gjilan – Kumanovë?!

LDK i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e ndëshkojë kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën sepse nuk ka buxhetuar asgjë për Autostradën. Një lot i punimeve vazhdon të jetë i bllokuar, ndërkaq shqetësuese është tendenca e largimit të të gjithë operatorëve nga punimet.

Për Stadiumin e qytetit kjo qeverisje lokale ia ka humbur 840 mijë euro dhe nuk ka arritur as ta vazhdojë ndërtimin e këtij projekti, tha kryetari z. Haziri.

Për projektin e impiantit, që ne si qeverisje e LDK-së e kemi sjell me mund të madh, qeverisja e VV-së e ka programuar financiarisht për vitin 2028, përderisa do të duhej të përfundojë brenda 18 muajve.

Me programe të vogla, jozhvillimore, destimulative dhe pa angazhim, Komuna që udhëhiqet nga VV po vazhdon t‘i shpenzojë ditët e mandatit të saj, duke mos krijuar ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik dhe atraktimin e investitorëve.

Po e ripërsërisim, problemi në Gjilan është me ekzekutivin. Gjilani është pa kryetar, funksionon me bedel që i kryen shërbime disa ministrave e zëvendësministrave. Më shumë se në Shtime dhe në Podujevë nuk mund të mbërrijë politikisht, duke mos pasur kurrëfarë ndikimi dhe është mbyllur në një qark politik. E keqja e madhe është që z. Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit, të cilat i kemi sjell ne, si të huajat, duke u munduar të mbijetojë në kënetë.

LDK, si partia më e madhe që ka dalë në zgjedhjet e fundit, po funksionon në korniza të kulturës sonë politike, duke ofruar vlera, bashkëpunim dhe gjitthçka që është në interes të zhvillimit të komunës sonë, u shpreh kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë ne nivel qendror, z. Lutfi Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
15 prill 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit