Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nderuar sot veprimtaren e saj të ndjerë Nekibe Klmendin.
Për nderime në 12 vjetorin e vdekjes së ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës ishte kreu i partisë, z. Lumir Abdixhiku.
“Nekibe Kelmendi është sinonim i forcës së një gruaje të hekurt që punoi pareshtur për lirinë e konsolidimin e Republikës tonë. Ajo la gjurmë të pashlyeshme si veprimtare e paepur e çështjes kombëtare, aktiviste politike, avokate, deputete e ministre e drejtësisë. Në këtë rrugëtim të vështirë, në orët më të rënda për vendin ajo ishte bashkëpunëtore e palëkundur e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.” – thuhet në shkrimin e LDK-së.
Abdixhiku ka përkujtuar edhe veprimtarin e shquar, Bajram Kelmendin, që ishin vrarë gjatë kohës së luftës.