Pas paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje se do të publikohet një sondazh ku i paratrumbetuan rezultatet në favor të vetin – tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës ka vërshuar me reagime, ku ndër të tjera, deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se do të publikojnë një anketë me 17 mijë respodentë.
Bajrami duke i reaguar këtyre paralajmërimeve të VV-sëm, tha se “asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren”.
Reagimi i Bajramit:
Asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren.
Qytetarët po pyesin ku janë ndërtuar 160 çerdhet, çka po ndodhë me faturat e energjisë elektrike, kur do të ndërtohen 4000 banesat për çiftet e reja, kur do të shkarkohet Martin Berishaj, a luftohet korrupcioni me 2140 kontrata me negocim të drejtëpëdrejtë, kur do të vjen njohja e parë nga ana e kësaj Qeverie, kur do të bëhet vetingu në drejtësi…
Këto dhe shumë pyetje tjera kërkojnë përgjigje nga partia që punë të vetme e ka propagandën dhe manipulimin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka matjetjet e vet, me dhjetra mijëra anketa janë bërë deri me tani dhe rezultatet janë tepër inkurajuese për ne. Qytetarët e vendit krahas propagandës së partisë në pushtet kanë programin konkret të Lidhjes Demokratike ”Rruga e Re”.
Sonte do t’i publikojmë të dhënat e anketës me 17000 respondentë vetëm në disa komuna.