Forumi i Rinisë së LDK-së ka zhvilluar aksion simbolik tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë aksion, aktivistët e LDK-së kanë njoftuar popullin, sipas tyre, për varrimin e kauzave të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Varrimi i kauzave, parimeve dhe premtime po bëhet çdo ditë”, “Të pikëlluar: Ata që shpresuan”, shkruhet në posterat e vendosur në objektin e Qeverisë.
Posterat e tillë janë vendosur edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe në objekte të ndryshme në Prishtinë.