-0.1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

- Advertisement -

Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demorkatike të Kosovës pritet të mblidhet nesër, raporton Periskopi.

Ky takim vie pas rezultatit të dobët që doli ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mori vetëm 13.34 përqind apo vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mbledhja do të mbahet në selinë e LDK me fillim nga ora 14:00, ka thënë një burim i Periskopit.

“Më shumë është takim konsultativ…”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK`së.

Një burim tjetër i ka thënë Periskopit se në këtë mbledhje të Kryesisë së ngushtë do të diskutohet çështja e kryetarit të LDK, Lumri Abdixhikut nëse atij do t’i kërkohet largimi nga partia pas rezultatit të 28 dhjetorit, ku LDK humbi pesë mandate.

“Një çështje tjetër që pritet të disktutohet është edhe si do të veprojë grupi parlamentar i LDK në Kuvendin e Kosovës….”, ka thënë ky burim.

Të ngjashme

Të fundit