8.8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

LDK kundërshton rritjen e çmimit të rrymës: Goditje ndaj qytetarëve

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kundërshtuar ashpër paralajmërimin e ZRrE-së për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të pajustifikueshme.

Sipas LDK-së, kjo është rritja e tretë gjatë mandatit të kësaj Qeverie dhe dëshmi e paaftësisë në menaxhimin e sektorit energjetik.

LDK thekson se qytetarët po përballen me inflacion të lartë dhe rritje kostosh, ndërsa fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

LDK i bën thirrje ZRrE-së të mos shndërrohet në vegël politike dhe të mbrojë interesin e konsumatorëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit