2.7 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

LDK kundër buxhetit 2026, kërkon votimin e 21 amendamenteve të propozuara nga ta

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, në seancën për buxhetin e vitit 2026-të ka thënë se nuk kanë votë “për” pasi që në komisionin për buxhet të një dite më parë nuk u morën parasysh amendamente e propozuara nga ta, raporton Ekonomia Online.

“Grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paraqitur 21 amandamente për projektin e ligjit për buxhet 2026 dhe nga këto 21 amandamente nuk kanë kaluar përmes komisioneve dhe gjithësisht Komisionit për Buxhet. Andaj me këtë rast ne ju bëjmë thirrje që t’i vëni amandamentet tona në votim në Kuvend, meqë besojmë thellësisht që amandamentet tona adresohen probleme reale të qytetarëve. Kanë të bëjnë me arsimin, kanë të bëjnë me shëndetësinë, kanë të bëjnë me investime kapitale, kanë të bëjnë me rrjetet e digjitalizimit dhe të energjisë, andaj ju bëjmë thirrje që t’i vëni në votim në këtë Kuvend. Përndryshe buxhetin nuk e votojmë si të tillë, nuk e përkrahim“, tha ajo

Të ngjashme

Të fundit