26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ëshë deklaruar për “Front Online” pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit nga kryesuesi.

“Siç e parasheh rregullorja, kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë me thirr konsultime me përfaqësues të partive politike, detyra e tij ishte vetëm ta hidhte në votim”, tha ai.

Sipas Hysenit, qasja e tanishme është tregues i frikës së pushtetit që nuk ka siguruar numrat e nevojshëm.

Hyseni theksoi gjithashtu se LDK nuk do ta votojë raportin nëse nuk ka dorëheqje.

“Frika e pushtetit që nuk i kanë numrat po gjejnë arsye të tjera dhe viktimizimin me deklarata që shprehin dëshpërimin e tyre të paarsyeshme se opozita nuk e ka dështuar këtë seancë nëse nuk japin dorëheqje ne nuk votojmë për raportin”, deklaroi Hyseni.

Të ngjashme

Të fundit