7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

LDK: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen

- Advertisement -

Pas pranimit në parim nga ana e Kosovës propozimin e BE-së për marrëveshjen me Serbinë, ka reaguar partia opozitare LDK.

LDK përsërit edhe njëherë qëndrimin e saj, të marrë më datë 16 janar në mbledhjen e Kryesisë Qendrore mbi procesin e dialogut.

“Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj partie, çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e qeverisë aktuale.

Në komunikatë thuhet se LDK kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut, ngase, sipas LDK-së, injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin.

Ndryshe, dje kryeministri Kurti ka njoftuar se ka pranuan propozimin për marrëveshje me Serbinë, pa dhënë detaje se cka përmban propoziimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit