0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

LDK: Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët

- Advertisement -

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, tha sot se Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook,  ajo shkruan se derisa para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani thotë se po zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment.

Halimi ka thënë se pushteti duhet të dëshmojë se si Kosova erdhi deri në këtë moment, kur kërkesa për njohje qenka dëm për vendin.

“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?

Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet.

Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?

Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit