-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

LDK: Kosova kur e kujton kthimin nga eksodi i shqiptarëve, merr fuqi

- Advertisement -

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Kosova kur e kujton kthimin nga eksodi i shqiptarëve, merr fuqi.

“Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri. Sepse besoi në idetë libertariane dhe vlerat e përbashkëta Perëndimore. Kosova kur e kujton kthimin nga eksodi i përmasave të tilla merr fuqi”, është shprehur Halimi.

Ajo thotë se LDK-ja e ndjek këtë cikël historie që kanë kaluar shqiptarët dhe rikthehet më e fuqishme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit