LDK: KEDS ka refuzuar t’i pranojë qindra dëshmi të manipulimit me njehsorët e energjisë

- Advertisement -

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka dorëzuar sot në KEDS, dëshmitë dhe ka kërkuar sqarime tutje lidhur me dyshimet për manipulim dhe mashtrim masiv përmes njehsorëve të energjisë elektrike, pas qindra ankesave të qytetarëve nga e gjithë Kosova.

Sipas LDK-së, KEDS ka refuzuar dëshmitë e dorëzuara.

“KEDS ka refuzuar jo vetëm pranimin e kërkesës zyrtare, por edhe qindra dëshmi të qytetarëve që pretendojnë parregullsi serioze në faturimin e energjisë, duke zgjedhur heshtjen dhe shmangien e përgjegjësisë përballë një skandali që prek drejtpërdrejt familjet kosovare. Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar, mbi 500 qytetarë kanë dërguar dëshmi të reja, të cilat ngrisin dyshime të forta për një skemë të organizuar dhe sistematike manipulimi me njehsorët e energjisë elektrike”, thuhet nga LDK.

Pas refuzimit nga KEDS, Visar Azemi ngha kjo parti ka bërë të ditur se të gjitha dëshmitë e mbledhura do t’i dorëzohen Prokurorisë së Shtetit për hetim të plotë dhe institucional.

“Refuzimi për transparencë e shndërron këtë çështje nga një problem teknik në një skandal institucional dhe politik. LDK kërkon hetim të menjëhershëm dhe vendosjen para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve, duke u zotuar se do ta ndjekë këtë çështje deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe ndaljen e kësaj padrejtësie ndaj qytetarëve”, ka thënë Azemi.

Të ngjashme

Të fundit