9 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

LDK jep detaje për takimin që e mbajti grupi i ri parlamentar i saj

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndarë detaje nga takimi i aprë që mbajti Grupi i ri Parlamentar i këtij subjekti me kryetarin e tyre, Lumir Abdixhikun.

Në një postim në Facebook të LDK-së thuhet se gjatë takimit u diskutua kryesisht për zhvillimet e fundit, organizimin dhe bashkërendimin e punës së ardhshme parlamentare në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës.

“Grupi Parlamentar i LDK-së përbëhet nga deputetë me përvojë të gjatë politike e institucionale dhe të dëshmuar si dhe deputet të rinj që përfaqësojnë ide e përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj vendit”.

“Në një frymë të plotë uniteti dhe bashkëpunimi të brendshëm, u theksua qartë vendosmëria e secilit deputet për të kontribuar në realizimin e programit dhe vendimeve të partisë dhe për të përfaqësuar me dinjitet vullnetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndër tjera, shtohet se Abdixhiku ka falënderuar të gjithë për angazhimin e deritanishëm dhe ritheksoi rëndësinë e përgjegjësisë që u vjen me këtë mandat.

Në takimin e sotëm nuk kishte marrë pjesë Avdullah Hoti, i cili me një postim në Facebook, u sqarua se pse nuk ishte aty. Ai tha se për shkak të angazhimeve akademike e pati të pamundur të marrë pjesë.

Të ngjashme

Të fundit