15.8 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

LDK-ja u distancua nga koalicioni, Haxhi Avdyli bën propagandë: Përshëndes koalicionin VV-LDK në Vushtrri

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka bërë pak propagandë.

Lidhur me koalicionin në Vushtrri, Avdyli ka thënë se e përshëndet marrëveshjen mes LDK-së dhe VV-së.

Kjo pavarësisht se LDK-ja u distancua nga kjo marrëveshje, duke thënë se ka qenë veprim individual i Xhafer Tahirit.

Postimi propagandues i Avdylit:

Përshëndes lidhjen e koalicionit mes VV dhe LDK-së, në Vushtri.

Kur vendoset interesi qytetar, mbi interesat klanore, marrëveshjet janë të mundshme.

Bashkëpunimi politik, për të ndryshuar jetën e qytetarëve e jo për interese personale, grupore e parapolitike, duhet të jetë imperativi i të gjithëve.

Vushtria dha shembull të mirë në politikën Kosovare, që duhet të percillet gjithandej, nga të gjithë ata që duan ta shohin qytetin dhe vendin, të ecë në binarë të sigurta, në punë e zhvillim.

Të ngjashme

Të fundit