Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur për të enjten një mbledhje të kKryesisë së partisë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Sipas rendit të ditës, të cilin e ka siguruar televizioni Dukagjini, mbledhja do të mbahet nga ora 16:00.
Deri tani, LDK-js ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna, përfshirë Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrin dhe të tjera.
Pritet që në mbledhjen e së enjtes të përmbyllet lista e plotë me emrat që do të garojnë nën siglën e kësaj partie