Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka publikuar raportin financiar të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti.
Në bazë të raportit financiar të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës për periudhën 18 gusht 2024 e deri më të 9 shkurt 2025 i ka pasur gjithsej të hyra për 94 mijë e 160 euro e 15 cent.
Ndërsa, shpenzimet e LDK-së për këtë periudhë kohore janë 358 mijë e 515 euro e 77 cent.
Shpenzimet më të mëdha të LDK-së për fushatë i përkasin kategorisë së reklamave, reprezentacionit dhe konferencave.
