Home Lajme LDK-ja për pagat me koeficientin e ri: Mashtrim i radhës i Qeverisë

LDK-ja për pagat me koeficientin e ri: Mashtrim i radhës i Qeverisë

0
LDK-ja për pagat me koeficientin e ri: Mashtrim i radhës i Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me pagat me koeficientin e ri, të cilët e quajnë si ‘mashtrimi i radhës i qeverisë për pagat’.

Përmes një fotografie në Facebook, LDK ka bërë një krahasim me premtimin e rritjes së pagës nga Qeveria dhe me realitetin e pagës sot.

“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat. Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre. Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon  paga të dinjitetshme”, thuhet në postimin e tyre.

Exit mobile version