-1.6 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

LDK-ja paralajmëron bojkotimin e punës së Kuvendit

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha se kjo parti do t’i bojkotoj mbledhjet e Kryesisë pas masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai tha se nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet ndaj Kosovë, raporton EO.

“LDK nuk ka marr pjesë në Mbledhje e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga zëdhënësi i BE dhe nga kryeministri Kurti. Ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pa mundur që të sillemi  në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur  asgjë”.

“Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen, për masat dhe veprimet e tjera do të merren vendimet në kryesin e partisë. Nuk do të këtë seancë normale dhe nuk do të ketë Kuvend normal për pa u hequr sanksionet e Kosovës. Për hapat e tjera do të vendosen nga mbledhja e kryesisë se partisë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit