LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është rifunksionalizuar Kolegjiumi i degëve të Prishtinës, si një mekanizëm i rëndësishëm për koordinim, vendimmarrje dhe forcimin e strukturave tona në kryeqytet.

“Kolegjiumi do të shërbejë si një platformë e përbashkët për harmonizimin e qëndrimeve politike të LDK-së në çështjet që lidhen me kryeqytetin, duke siguruar një qasje të unifikuar, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në përfaqësimin tonë politik dhe institucional”, thuhet ne njoftim, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR ANËTARËSINË

Njoftojmë anëtarësinë tonë se, në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është rifunksionalizuar Kolegjiumi i Degëve të Prishtinës, si një mekanizëm i rëndësishëm për koordinim, vendimmarrje dhe forcimin e strukturave tona në Kryeqytet.

Kolegjiumi do të shërbejë si një platformë e përbashkët për harmonizimin e qëndrimeve politike të LDK-së në çështjet që lidhen me Kryeqytetin, duke siguruar një qasje të unifikuar, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në përfaqësimin tonë politik dhe institucional.

Në vijim të këtij procesi, së shpejti do të miratohen aktet normative të Kolegjiumit, të cilat do të përcaktojnë qartë organizimin, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të tij, në funksion të fuqizimit të strukturave tona, rritjes së efikasitetit dhe transparencës në veprimtarinë politike.

Gjithashtu, së shpejti do të mbahet një takim me asambleistët e LDK-së në Prishtinë, me qëllim të koordinimit të mëtejshëm të veprimit tonë politik në Kuvendin Komunal, si dhe në funksion të avancimit të qëndrimeve tona të përbashkëta.

Në këtë kuadër, angazhimi ynë mbetet i përqendruar në zbatimin konsekuent të programit të LDK-së për Kryeqytetin, duke synuar përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës.

Ky proces synon konsolidimin e mëtejshëm të LDK-së si alternativa kryesore e djathtë dhe forcimin e përfaqësimit tonë në Kryeqytet, përmes një veprimi të koordinuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

Të ngjashme

Të fundit