8.4 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

LDK-ja mblidhet sot për të diskutuar për ftesën e Kurtit

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot për të diskutuar për ftesën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Periskopi.

Sipas informatave të Periskopit, LDK-ja do të vendos sot për përgjigjen lidhur me ftesën e VV-së.

Vetëvendosje ka ftuar vetëm LDK-në për takim për t’u konsultuar për formimin e institucioneve pas certifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti i ka sugjeruar takimet në tri orare të ndryshme.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letrën e Albin Kurtit.

Javën e kaluar, kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, i ka takuar edhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve jo serbe.

Kurti pati takim edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, porn që deri më tani asnjëra palë nuk e ka konfirmuar këtë takim.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

Të ngjashme

Të fundit