16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

LDK-ja hap të shtunën fushatën në Prishtinë, Abdixhiku: T’i japim qytetarëve të ardhmen që e kanë merituar gjithherë

- Advertisement -

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se kjo parti do ta hapë fushatën të shtunën nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Abdixhiku ka njoftuar se këtë ditë ata do të prezantojnë të gjithë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.

‘‘Ja ku po nisim prapë!

Të shtunën, nga ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë. Hapim fushatën zgjedhore dhe prezantojmë të gjithë kandidatët tanë për Kryetarë Komunash.

Ejani të gjithë.

Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithëherë.’’, ka shkruar ai

Të ngjashme

Të fundit