14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

LDK-ja flet për rritje të çmimeve: Kjo është rritja më e madhe e çmimeve në histori të Kosovës

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me serinë e postimeve “Fakteve para propagandës”.

Kjo partia ka vlerësuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë janë rritur përplot 25%.

Sipas LDK-së, kjo është rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës.

Në 3 vitet e fundit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet në Kosovë, janë rritur përplot 25%. Kjo përqindje enorme, bën që të jetë rritja më e madhe e çmimeve në historinë e Kosovës. Pra, ky fakt dëshmon se Qeveria nuk është kujdesur për mirëqenien e qytetarëve, siç kanë potencuar se kanë bërë një gjë të tillë, sepse të dhënat zyrtare e hedhin poshtë propagandën e tyre”, ka vlerësuar LDK-ja në njoftimin e saj në “Facebook”.

Më tej, LDK-ja tregon për rritjen e çmimeve bazike.

A e dini se sa janë rritur produktet bazike, gjatë këtyre 3 viteve? – 42%. Do të thotë, çmimet e ushqimeve që na duhen çdo ditë në tryezën tonë siç janë: buka, mielli, vaji, kripa, sheqeri, qumështi e vezët janë rritur përplot 42%, që nga koha e marrjes së mandatit të kësaj Qeverie”, ka vlerësuar LDK-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit