Shkruan: Besa Ismaili
Mungesë besimi mes partive politike parlamentare? Po, por më shumë mungesë vetëbesimi brenda një partie politike
Në politikën parlamentare të Kosovës, është e qartë se mes partive ekziston një mungesë e thellë besimi. Por edhe kjo krizë besimi mes partive nuk është aq e thellë sa ajo që po ekziston brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK-ja nuk ka më problem me partë politike në parlament (me të gjitha ka bashkëqeverisur) problemi i saj është me veten.
LDK-ja është shëndruar në një aktor pasiv në skenën politike, ku dikur udhëhiqte me bindje. Të gjithë pajtohemi që LDK-ja nuk vuan mungesa e kuadrove apo kapacitetit intelektual – por nga mungesa e vetëbesimit politik.
Besimi ndërmjet partive ndërtohet përmes dialogut, transparencës dhe pozicioneve të qëndrueshme.
Por vetëbesimi? Vetbesimi nuk të jepet nga jashtë.
Sot, LDK-ja nuk është e përjashtuar nga loja. Ajo po e përjashton veten, për shkak të një pasigurie që buron jo nga rrethanat, por nga mungesa e vetbesimit.
Për keqardhje….