5.2 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“LDK-ja është serioze”, Lushaku: Na mori shumë kohë mënyra e çoroditjes së qeverisë Kurti

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për strategjinë e partisë së saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa ka thënë se partisë i ka marrë shumë kohë studimi i mënyrës së çoroditjes së qeverisë së Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se dëmet që ia ka bërë Kosovës, qeverisë së ardhshme do t’i duhet shumë kohë për t’i riparuar.

“LDK-ja e ka marrë shumë seriozisht humbjen e zgjedhjeve të kaluara. E para është se LDK-ja ka marrë njerëz të rinj, njerëz me kredibilitet edhe unë kam hy në LDK para tre vjetësh dhe kam qenë pjesë e këtij formatimi të lidershipit të partisë”, ka thënë Lushaku.

Pastaj kemi investu shumë në definimin e programit. Programi jonë është trajtuar prej 300 ekspertëve si brenda ashtu dhe jashtë partisë. Kemi bërë projekte për secilën fushë që duhet në qeverisje.

LDK-ja ka bërë gjithçka që do të duhej të bënte një parti opozitare në demokraci. E kemi bërë më intensiv komunikimin me qytetarë dhe jemi munduar ta bëjmë me plot aktivitete. Na mori shumë energji mënyra e çoroditjes së qeverisë, e cila ka qenë shumë jokonvencionale. Edhe pas 10 vitesh na me qeverisë do ta kemi problem”, ka thënë Lushaku ajo për Paparacin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit