Home Opinione LDK-ja e pozitës me maskë të opozitës

LDK-ja e pozitës me maskë të opozitës

0
LDK-ja e pozitës me maskë të opozitës

Shkruan: Besa Ismaili

LDK-ja doli në media sot me dy argumente sforcuese: z.Lumir Abdixhiku foli për (mos) votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, gjoja se për mos t’i dëmtuar qytetarët Ndërsa z.Besian Mustafa në anën tjetër, kritikoi qeverinë për vonesa në pagesa dhe moskompenzim të dëmeve nga vërshimet.

Se si është katandisur dhe vetëknaqet në hipokrozi dhe politikë të ultë LDK-ja e Ibrahim Rugovës sot, më së miri e ilustrojnë deklaratat e këtyre dy eksponentëve të saj, z.Lumir Abdixhiku dhe z.Besian Mustafa, brenda një 24 orëshi të fundit.

Derisa z.Besian “kritikon” qeverinë për mospagesë të kompenzimeve për dëmet nga vërshimet, ai nuk përmend faktin që LDK-ja nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare për marrjen e kredisë ku ishin përfshirë edhe fondet për kompenzim të dëmeve nga vërshimet.

Ndërsa z. Abdixhiku, në anën tjetër, deklaron se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është “gabim dhe se i dëmton qytetarët”.
Porse, a i ka dëmtuar qytetarët edhe mosvotimi i marrëveshjes ndërkombëtare të lartpërmendur, këtë nuk na e thonë asnjëri prej tyre, apo mbase edhe e kanë “harruar” këtë detaj.

Kryetari i LDK-së, vazhdon më pas duke thënë se “kjo është pika ku dallon partia e tij nga mënyra e veprimit opozitar”.

Me një lexim, një çik më të vëmendshëm të këtyre dy deklaratave kundërthënëse secila më vete dhe me njëra tjetrën, ajo që del mbi sipërfaqe, është se Abdixhiku duke u munduar të bëj dallimin nga opozita, nuk po dallon fare nga pozita.
Edhe ai sikurse edhe pozita janë joparimorë dhe jokonsistentë.

Uroj që KM Kurti në formatizimin vjeshtor që po paralajmërohet, të emërojë z.Lumir
Abdixhikun ministër në ndonjë nga dikasteret e qeverisë së tij. Asisoj, jo vetëm që do t’i plotësohej ambicia e tij finale politike, por edhe maska e tij prej opozitari do të binte, përfundimisht.

Rrjedhimisht, ky do të ishte edhe nderi i vetëm që kryetari i sotëm i LDK-së do t’i bënte opozitarizmit parlamentar sot.

Exit mobile version