-2.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

LDK-ja “do të marrë mbi 200 mijë vota”, thotë Meta

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së dhe njohësi i çështjeve politike, Bardhyl Meta, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të arrijë të sigurojë mbi 200 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, bazuar në punën dhe reformat që ka ndërmarrë partia gjatë viteve të fundit.

Meta theksoi se vota e vitit 2019 për LDK-në është ajo që ai e quan “votë organike”, ku partia kishte arritur një rezultat të ngushtë në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje, që fitoi atëbotë mE 221 mijë vota.

“Unë e quaj votë organike atë të vitit 2019 që janë 206 mijë vota. Dhe aty dallimi është minor mes LDK dhe LVV-së”, ka thënë Meta në Debat Plus.

Sipas tij, këto vota do t’i marrë LDK-ja, për faktin se reformat nuk janë ndërmarrë në prag të zgjedhjeve, por kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2019.

“Pse mendoj që LDK ma mbërri në këtë pozitë(në mbi 200 mijë vota)? Për shkak se LDK nuk i ka nis reformat 6 muaj para zgjedhjeve e as një vit para zgjedhjeve, i kanë nis katër vjet, fiks pas zgjedhjeve. E ka pas një kuvend, ku u dashtë LDK-ja me thye një paradigmë që e ka pas për vetveten. Që do të thotë strukturat politike e LDK-së e kanë pas kriju një perceptim për veten, i cili ka qenë në diskrepancë të madhe me perceptimin e qytetarit për LDK. Ata e kishin mendimin se ishin mirë, qytetari e kishte mendimin se nuk janë mirë”, ka shtuar Meta.

Meta vlerësoi edhe rolin e kryetarit Lumir Abdixhiku në procesin e reformimit të partisë, duke theksuar se kjo ka ndikuar në përmirësimin e perceptimit të qytetarëve për LDK-në.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit