Inxhinierja dhe ekspertja e ekonomisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, sot në Prokurorinë Speciale  ka dorëzuar një kërkesë formale për hetim lidhur me dyshimet për manipulim të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet keqpërdorimit te kapaciteteteve ndërkufitare të transmetimit te Kosovës.

Ymeri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se përveç ne Prokurorinë Speciale, kërkesat për hetime janë dorëzuar edhe te Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ACER, si dhe janë njoftuar media kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Është me rendësi te theksohet se  dyshimet  ne këtë rast janë jo veç për një rast te  korrupsionit, po  për një akt të qëllimshëm të luftës ekonomike te Serbisë  ndaj Kosovës, i realizuar përmes entiteteve të lidhura me Serbinë si EFT-ja dhe partneret e saj . Monopolizimi i kapaciteteve ndërkufitare ka vështirësuar importin e energjisë duke sjelle pasoja direkte ne rritjen ekstreme te çmimeve, respektivisht destabilizimin ekonomik te Kosovës, thellimin e krizës sociale dhe zbrazjen e Kosovës nëpërmjet migrimit”, ka thënë Ymeri.

Sipas saj, fatkeqësisht, dyshimi poashtu është se një institucion publik i Kosovës KOSTT , si dhe ZRRE, ka mundësuar, me vetëdije apo jo, veprimet që si efekt përfundimtar kanë shkaktuar zhvatjen e qytetareve tanë dhe cenimin e sigurisë kombëtare te Republikës se Kosovës .

“Dua të nënvizoj se heshtja ne këtë rast është njëjte me bashkëveprim. EFT dhe Vuk Hamovic është Serbia dhe Serbia është EFT dhe Vuk Hamovic pavarësisht miqësive te vjetra e te reja”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë: