26.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

LDK i heq bllokun RTK-së, Hykmete Bajrami “e thyen akullin”

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, do të jetë sot mysafire në RTK Prime, me fillim nga ora 21:00.

Pas një bojkoti të gjatë të televizionit publik nga ana e LDK-së, Bajrami po kthehet me paraqitje për të dhënë një mesazh.

Në një postim në Facebook, Bajrami thotë se, ndonëse “RTK është shndërruar në një platformë politike”, LDK-ja po kthehet për të folur drejtpërdrejt me qytetarët, pikërisht aty ku përpjekjet për politizim s’kanë të ndalur.

“Nuk po kthehemi sepse ka ndryshuar gjendja, por për ta ndryshuar atë, sepse besojmë se qytetarët meritojnë të dëgjojnë të vërtetën në mediumin që duhet t’iu shërbejë atyre. Po rikthehemi për t’ua kujtuar se Vetëvendosje e ka degraduar edhe këtë institucion, ashtu si shumë të tjera, dhe për të mbështetur gazetarët profesionistë që përballen çdo ditë me presion politik”, shkroi Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Të ngjashme

Të fundit