21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

LDK i bën thirrje VV-së që të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Gjykatë Kushtetuese në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit, raporton Scanner.

“Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”, thuhet në reagim.

Komunikata e plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të drejtës dhe detyrimeve të grupit më të madh parlamentar, si dhe në lidhje me mënyrën e votimit në seancën konstituive.

Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare.

Po ashtu, siç e përcakton paragrafi 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur.

Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve përfaqësuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve dhe nga rregullat demokratike.

Ftojmë grupin më të madh parlamentar që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit