24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

LDK: Hetim urgjent për rastin e alarmuar nga Dr. Leutrim Kurteshi

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka kërkuar hetim urgjent për rastin e alarmuar nga Dr. Leutrim Kurteshi.

Shqetësuese dhe alarmuese deklarata e Dr. Leutrim Kurteshi, për neglizhencën dhe mosprofesionalizmin e personelit shëndetësor, ku për pasojë pacienti ndërron jetë, e askush nuk jep përgjegjësi.

Komuna e Gjilanit, në radhë të parë, para çdo pune tjetër, duhet ta ketë prioritet jetën e njeriut. Nuk mund të kalojë një skandal i tillë pa përgjegjësi nga askush!

Moszbatim i urdhëresave të autoritetit drejtues të institucionit nga kryeinfermierja, mospergjigje në telefonatat e pacientëve, mungesë e reagimit në raste urgjente ku rasti përfundon me fatalitet, pirja e kafesë në kafene në orarin e punës, e shumë shkelje e parregullësi të tjera, tregojnë se po flitet për një hallkë të gjatë të dështimit në mjekësinë primare në komunën e Gjilanit.

Nga i pari i ekzekutivit, deri tek infermieri/ja i/e fundit që ka dorë në këtë rast, jeni përgjegjës për humbjen e kësaj jete!

Le të ketë hetim urgjent për këtë superskandal!

Doktorëve si Leutrimi, ju lumtë për guximin e profesionalizmin që kanë mbi supe nga momenti i parë që kanë veshur mantilin e bardhë!

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i LDK-së në Gjilan,

25 korrik 2024”

Jep dorëheqje shefi i urgjencës në Gjilan, flet për një “super-skandal”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit