Kreu i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shpallur fitoren në balotazh kundër PDK-së.
Xheladini ka ftuar simpatizantët për festën në orën 21:00 në Dragash.
Sipas rezultateve të KQZ, Xheladini është mbi 1 mijë e 500 vota përpara dhe janë numëruar rreth 97% të votave.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, simpatizantë dhe të gjithë ju që besuat në fitoren tonë të përbashkë,
Duke ju falënderuar nga zemra për secilën votë tuajën, ju ftojmë që së bashku të festojmë në qendrën e qytezës sonë të bukur të Dragashit!
Sonte, duke filluar nga ora 21:00!






