2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

LDK e mohon bashkëpunimin me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i quan shpifje dhe lajme të rreme, se kinse ai ka deklaruar se do ta përkrahin Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai ka deklaruar se “LDK nuk do të bashkëpunoj me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti”.

“Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gashit:

STOP propagandës, mashtrimit e shpifjeve!
Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe. Gënjeshtra, shpifja e mashtrimi nuk janë në kulturën tonë, ato kanë qenë e janë pjesë e kulturës së kundërshtarëve të kombit e shtetit tonë.

Ta çmojmë e respektojmë etikën si dhe ta ruajmë traditën tonë shqiptare; ta themi të vërtetën.
Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit