Agim Veliu nuk është pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Njëjtë si në zgjedhjet e 9 shkurtit, Veliu nuk u përfshi në listë, për çka pati reagim të ashpër ndaj lidershipit të partisë.
E quajti “manovër të ulët”, por se “nuk do të heshtë as tërhiqem”.
Postimi i plotë:
Të dashur qëndrestarë, anëtarë e simpatizantë!
Dua të falënderoj me respekt të gjithë ata qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të partisë që kanë kërkuar me zë të lartë përfshirjen time në listën e kandidatëve, me qëllim të fuqizimit dhe unifikimit të degës në Podujevë dhe LDK-së në tërësi.
Edhe pse nuk kam humbur asnjë garë në jetën time politike, sot po shoh një padrejtësi të pashembullt brenda vetë partisë sime.
Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik !
Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë.
Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur.
Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare.
Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund.
Ky është vetëm fillimi






