6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

LDK “e gatshme” për zgjedhje të reja

- Advertisement -

“Të gatshëm për zgjedhje”, u shpreh Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për vete dhe subjektin që e drejton; tashmë në një angazhim madhor elektoral ku po zhvillom tubime e disktuime anëegjerë vendin në degët e strukturat e LDK-së.

Me program, me ide, me njerëz profesionist – tani dhe me organizim!”, u shpreh Abdixhiku.

Komunikata e plotë:

Mobilizimi ynë po merr formë. Në takimin e përbashkët me Kryetarët e Degëve, shtruam si diskutim kalendarin e takimeve në Kosovë dhe mërgatë; përgatitjet organizative për zgjedhjet nacionale, diskutimet finale për listen e deputetëve dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndanë vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë.

Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë.

Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën.

Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën.

Këmbanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionist – tani dhe me organizim!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit