15.5 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

LDK e AAK bashkë në Gjakovë

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjakovës, Shefqet Shehu, ka konfirmuar për Gazeta Blic se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit me kandidatin e AAK-së dhe kryetarin aktual, Ardian Gjini.

“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë,” ka deklaruar Shehu.

Edhe Ardian Gjini, kryetari aktual i Gjakovës i tha Gazetës Blic se ky bashkëpunim e ka synimin që ta bëjnë Gjakovën edhe më të mirë.

“Nuk kemi arritur tek detajet, por po, kemi dakordim që të bashkëpunojmë e ta bëjmë Gjakovën më të mirë,” ka deklaruar Gjini për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit