20.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

LDK dorëzon sot kallëzim penal ndaj Kurtit dhe deputetëve të VV-së

- Advertisement -

 

Lidhja Demokratike e Kosovës në orën 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK-ja, siç ka thënë më herët, beson se Albin Kurti dhe deputetë të LVV-së po e ushtrojnë në mënyrë joligjore mandatin e kryeministrit dhe ministrave, edhe pasi janë zgjedhur deputetë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Hykmete Bajrami ka thënë se nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 mars, i bie se “qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

 

Të ngjashme

Të fundit