Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër, të mërkurën në orën 11:30, do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme.
Ky vendim do të paraqitet si dëshmi shtesë në 17 kallëzimet penale që LDK ka ngritur më 8 maj 2025.
LDK ka ftuar përfaqësuesit e medieve që të jenë të pranishëm dhe të përcjellin këtë ngjarje.