21.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

“LDK do ta ketë rezultatin më të mirë që nga shpallja e pavarësisë”, Lumir Abdixhiku për pritshmëritë në zgjedhje lokale

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka thënë se në zgjedhjet lokale LDK-ja do ta marrë rezultatin më të mirë që nga pavarësia, referuar nivelit lokal.

Ai ka thënë se raundi i parë harrohet përpos nëse fiton me të parën.

Për këtë ai tha se partitë politike i kanë strategjitë e tyre për të dyja raundet.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se është i kënaqur me punën e strukturave për zgjedhjet lokale.

“Më mbani për fjalë, LDK-ja do ta ketë rezultatin më të mirë që nga shpallja e pavarësisë në këto zgjedhje, edhe në raund të parë edhe të dytë. Për zgjedhje lokale e kam fjalën, do të jetë rezultati më i mirë ndonjëherë. Por raundi i parë harrohet”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit