10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

LDK dhe AAK s’e votojnë buxhetin 2025, Kusari-Lila: E kemi shumicën parlamentare

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se “nuk është asgjë e re” që opozita, të paktën LDK dhe AAK, kanë thënë se nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2025.

Ajo tha se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin.

“Në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, dhe ky është i katërti me radhë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi shumicën parlamentare siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë përgatitjes së qarkores dhe dy dëgjimeve të qarkoreve janë marrë parasysh sugjerimet dhe projektet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit