12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

LDK: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, gurthemel i pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një komunikate ka uruar 2 Korrikun e vitit 1990, datë kjo që sipas LDK-së, shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës.

“Nën rrethimin policor e ushtarak serb 114 delegatë, morën guximin ta shpallin Kosovën si njësi të pavarur dhe me të drejta të barabarta brenda federatës së asaj kohe. Si dhe rikonfirmuan vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës, për të qenë e pavarur dhe demokratike.

Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë:

34 VJET NGA DEKLARATA KUSHTETUESE E 2 KORRIKUT

Data 2 korrik e vitit 1990, shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Nën rrethimin policor e ushtarak serb 114 delegatë, morën guximin ta shpallin Kosovën si njësi të pavarur dhe me të drejta të barabarta brenda federatës së asaj kohe. Si dhe rikonfirmuan vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës, për të qenë e pavarur dhe demokratike.

Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.

Në këtë datë të rëndësishme, shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, në artikulimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, kujtohet si moment kthese i rrugëtimit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe në miqësi të përhershme me ShBA-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit