5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

LDK: Çdo ditë le të jetë shumëfishim i përpjekjeve tona për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve!

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

LDK ka shkruar se është e rëndësishme që të ngritet vetëdija shoqërore për gjendjen e rëndë dhe dhimbjet e mëdha të të pagjeturve dhe familjeve të tyre.

“Fatkeqësisht Kosova i ka plagët e hapura; gati një çerekshekull që nga përfundimi i luftës, 1617 personave të zhdukur nuk dihet gjë për fatin e tyre. Dhimbja e vuajtjet e familjarëve sa shtohen dhe më shumë e bëhen më të rënda”, thuhet në komunikatë.

Kjo parti thotë se çdo ditë duhet të jetë ditë reflektimi e shumëfishim i përpjekjeve tona për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit