21.5 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

LDK: Bislimi nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur sot në Bruksel, ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petkoviç dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në një reagim për media, LDK ka theksuar se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë proces, duke theksuar se mandati i qeverisë së kaluar, nga e cila ai ishte emëruar si kryenegociator, ka përfunduar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Mandati i ish-qeverisë ku z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti tanimë ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Në reagim thuhet më tej negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë dhe se çdo marrëveshje në këtë moment “nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën.”

“Negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë. Çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën. Tentimi i z. Bislimi për ta futur Kosovën në obligime, pa patur mandat legjitim e demokratik, është i papranueshëm, antikushtetues dhe joligjor.

LDK kërkon që të respektohet rendi kushtetues dhe vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Dialogu duhet të vazhdojë vetëm me institucione të reja, të dala nga zgjedhjet, me mandat të qartë dhe përfaqësim të plotë.”

Të ngjashme

Të fundit