14.8 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

LDK: Banka Botërore konfirmon kolapsin ekonomik në Kosovë – e fundit në normën e punësimit në të gjithë Ballkanin

- Advertisement -

Në një deklaratë të lëshuar sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vënë në dukje sfidat e mëdha më të cilat përballet Kosova në punësim, me vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar.

Në reagim thuhet se “mungesa e vizionit dhe projekteve zhvillimore” të pushtetit aktual ka bërë që qytetarët të braktisin vendin.

“Sipas të njëjtit raport vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Sipas kësaj partie, “‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik. Dhe ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjellim ne.”

Deklarata e plotë:

Alarmues është raporti i sotëm i Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve.

Sipas të njëjtit raport vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim.

Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e kemi potencuar vazhdimisht. Kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik; por ka vetëm propagandë dhe keqqeverisje.

Si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhikun, e ka një plan të detajuar, si dhe ekip të duhur për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për të krijuar vende të reja të punës, dhe për t’i ndalur trendet negative të kësaj qeverie, që po i shtyejnë kaq shumë të rinj e të reja ta lëshojnë vendin.

‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik. Dhe ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjellim ne.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit