27.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Lazio mposht Clujn, Ermal Krasniqi jep sinjale të forta

- Advertisement -

Ermal Krasniqi ka luajtur 90 minuta në sfidën që skuadra e tij Cluj e zhvilloi ndaj Lazios në kuadër të 1/16 të finales në Conference League.

Ylli kosovar pati një paraqitje shumë të mirë derisa në pjesën e parë pas një kalimi spektakolar detyroi mbrojtësin e Lazios, Patrice të ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje si futbollist i fundit.

Pavarësisht se skuadra italiane luajti shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak, ajo arriti të fitojë me rezultat 1:0 duke bërë në hap të madh drejt kualifikimit. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Rumani.

Të ngjashme

Të fundit